Politika e Shkëmbimit
Shkëmbimi i Madhësisë
Shkëmbimi i madhësisë bëhet vetëm personalisht në butik, jo me postë apo transport. Nëse madhësia nuk ju përshtatet, keni të drejtë ta shkëmbeni produktin brenda 48 orëve nga marrja e porosisë, duke ardhur në një nga butikët tanë në Shtime ose Ferizaj.
Kushtet për Shkëmbim
- Shkëmbimi pranohet vetëm brenda 48 orëve nga marrja e porosisë.
- Duhet të vini personalisht në butik me produktin dhe faturën e porosisë.
- Produkti duhet të jetë i papërdorur, me etiketa dhe paketim origjinal.
- Produktet në shitje finale (me zbritje të madhe) mund të mos pranohen për shkëmbim.
- Nuk kryejmë shkëmbime me postë apo nëpërmjet transportit.
Kthimet dhe Rimbursimet
Kthimet dhe rimbursimet bëhen vetëm personalisht në butik, brenda 48 orëve nga marrja e porosisë dhe me faturën e porosisë. Nuk pranojmë kthime me postë apo nëpërmjet transportit.
Ku të Na Gjeni
- Butiku në Shtime — Rruga Tahir Sinani
- Butiku në Ferizaj — Sheshi, Rruga Dëshmorët e Kombit
- Për çdo pyetje, na kontaktoni në donacenter16@gmail.com ose në telefon 048 881 400.